Qeraja — tregu i qirave në Kosovë / the rental marketplace for Kosovo

Si paguhet qiradhënësi

Si paguhet qiradhënësi në Qeraja

Qeraja e mbledh qiranë nga qiramarrësi me kartelë dhe ta paguan ty. Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash bankare jep, kur të vijnë paratë, dhe çfarë të bësh nëse diçka duhet korrigjuar.

Çfarë të dhënash bankare jep

Kur e përgatit një shpallje për rezervim online, zgjedh cilën llogari bankare i pranon pagesat për atë pronë: zgjedh bankën tënde në Kosovë dhe shkruan IBAN-in e llogarisë dhe emrin e mbajtësit të llogarisë. Mund të ruash më shumë se një llogari dhe të zgjedhësh për secilën shpallje.

Mbajtësi i llogarisë duhet të jesh ti — pronari i verifikuar i pronës ose i workspace-it. Payout-et shkojnë vetëm në llogarinë e vetë qiradhënësit, asnjëherë te një palë e tretë.

Pse ka rëndësi saktësia

Payout-i yt dërgohet saktësisht në IBAN-in që ke dhënë. Një IBAN i shkruar gabim mund t'i vonojë paratë ose ta kthejë pagesën përmes procedurave të gabimit të bankës, që zgjat shumë më tepër sesa me e kontrollu dy herë. Konfirmo IBAN-in dhe emrin e mbajtësit saktësisht siç i ka banka jote.

Çfarë ndodh pasi paguan qiramarrësi

Kur qiramarrësi paguan për një rezervim të konfirmuar, Qeraja e mbledh shumën e plotë me kartelë. Payout-i yt është qiraja minus tarifa e shërbimit për qiradhënës prej 8% të qirasë (minimumi €10.00). Shumat e sakta i sheh në panelin tënd.

Payout-i yt bëhet i gatshëm pasi konfirmohet check-in-i i qiramarrësit. Gjatë periudhës aktuale të soft-launch, payout-et procesohen manualisht nga ekipi ynë — njoftohesh kur payout-i yt është iniciuar, dhe shuma e rezervimi përkatës shfaqen në llogarinë tënde.

Ndryshimi ose korrigjimi i të dhënave bankare

Mund të zgjedhësh një llogari tjetër të ruajtur, ose të shtosh një të re, nga cilësimet e pagesës të shpalljes në çdo kohë — ndryshimi vlen për payout-et e ardhshme. Pasi një payout konkret të jetë aprovuar për dërgim, destinacioni i tij kyçet për mbrojtjen tënde dhe nuk mund të ndryshohet.

Nëse vëren një IBAN të gabuar, ose duhet një korrigjim për një payout që tashmë është në proces, na kontakto menjëherë nga faqja e Kontaktit me shpalljen dhe të dhënat e sakta. Mund të kërkojmë të ri-verifikosh pronësinë e llogarisë para se ta zbatojmë korrigjimin — kjo i mbron paratë e tua.

Çfarë evidence merr

Shumat e çdo rezervimi — qiraja e mbledhur, tarifa e shërbimit dhe payout-i yt — shihen në pamjen financiare të workspace-it tënd, dhe merr njoftim me email kur inicohet payout-i. Ruaji këto si evidencë; nëse diçka nuk përputhet me pasqyrën bankare, na kontakto me numrin e rezervimit.

Pyetje?

Për çdo pyetje rreth payout-eve, na kontakto nga faqja e Kontaktit me numrin e shpalljes ose të rezervimit. Detajet e plota të tarifave janë në faqen e Tarifave; si paguajnë qiramarrësit shpjegohet te Si funksionon pagesa online.


How landlords get paid

How landlords get paid on Qeraja

Qeraja collects the rent from the tenant by card and pays it out to you. This page explains what bank information you provide, when your money arrives, and what to do if something needs correcting.

What bank information you provide

When you set a listing up for online booking, you choose which bank account receives payouts for that property: you select your bank in Kosovo and enter the account's IBAN and the account holder's name. You can save more than one account and choose per listing.

The account holder must be you — the verified owner of the property or workspace. Payouts go only to the landlord's own account, never to a third party.

Why correctness matters

Your payout is sent to exactly the IBAN you provided. A mistyped IBAN can delay your money or send the payout back through your bank's error handling, which takes far longer than checking twice. Confirm the IBAN and the holder name exactly as your bank has them.

What happens after a tenant pays

When a tenant pays for a confirmed booking, Qeraja collects the full amount by card. Your payout is the rent minus the landlord service fee of 8% of rent (minimum €10.00). The exact amounts are visible in your dashboard.

Your payout becomes eligible after the tenant's check-in is confirmed. During the current soft-launch period, payouts are processed manually by our team — you are notified when your payout has been initiated, and the amount and booking it belongs to are shown in your account.

Changing or correcting bank details

You can select a different saved account, or add a new one, from your listing's payment settings at any time — the change applies to future payouts. Once a specific payout has been approved for sending, its destination is locked for your protection and cannot be edited.

If you spot a wrong IBAN, or need a correction on a payout that is already in progress, contact us immediately from the Contact page with your listing and the correct details. We may ask you to re-verify ownership of the account before applying a correction — this protects your money.

What record you receive

Every booking's amounts — rent collected, service fee, and your payout — are visible in your workspace's finance view, and you receive an email notification when your payout is initiated. Keep these as your record; if anything does not match your bank statement, contact us with the booking number.

Questions?

For any payout question, contact us from the Contact page with your listing or booking number. Full fee details are on the Fees & Pricing page; how tenants pay is explained in How online payments work.